Ministria e Shëndetësisë: 17 efektivë policie mes të lënduarve gjatë ditës së sotme
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar:
– 17 efektivë policie
– 1 protestues (i mitur)
– 1 përfaqësuese e medias
– 4 kalimtarë
Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë.
Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14: 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar:
– 2 efektiv policie
– 3 protestues
Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.
Të rejat Lexo më shumë
Gjykata liron 31 të ndaluarit gjatë protestave në Tiranë, caktohen masa sigurie
“Duhet të jemi më klinik para portës”, Arteta reagon pas fitores së vështirë ndaj Nottinghamit
Kolonët izraelitë sulmojnë delegacionin evropian në Bregun Perëndimor