Ministria e Mbrojtjes ndan mbi gjysmë milioni euro për ndërtimin dhe renovimin e poligoneve të FSK-së
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë mbi 567 mijë euro për ndërtimin e poligoneve të reja në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gjakovë dhe Dumosh, si dhe për renovimin e një poligoni në kazermën në Prishtinë.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e përgjithshme e saj është 567 mijë e 125 euro e 79 centë.
Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë EUROKOS HOLDING SH.P.K. dhe VIA, ndërsa kriter për dhënien e saj ka qenë çmimi më i ulët, raporton
Në procedurën e prokurimit kanë marrë pjesë tre tenderues. Vlera e parashikuar e kontratës ishte 580 mijë euro.
Sipas dokumentit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, kontrata është dhënë më 16 tetor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 26 tetor 2026.
Punimet synojnë rritjen e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave të FSK-së, në përputhje me misionin e saj.
Të rejat Lexo më shumë
SHBA-ja dhe Kanadaja negociojnë marrëveshje për uljen e tarifave ndaj çelikut dhe automjeteve
Flokë të çrregulluar dhe faqe të skuqura: Gjashtë tendencat e bukurisë që do të dominojnë vjeshtën dhe dimrin
Zvicra propozon gjashtë masa të reja për frenimin e kostove të shëndetësisë