Ministria e Infrastrukturës hap tender 7.2 milionë euro për rrugët e Kosovës, parashihen sinjalizim, semaforë dhe ndriçim publik
Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vlerë të parashikuar prej 7.2 milionë eurosh, që ka të bëjë me sinjalizimin horizontal dhe vertikal, ndriçimin publik, semaforët dhe pahitë elastike në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse të Kosovës.
Sipas njoftimit për kontratë, projekti është ndarë në 11 lote, të cilat përfshijnë rajonet e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Gjilanit dhe Gjakovës, si dhe lote të veçanta për semaforë dhe radarë, pahi elastike dhe ndriçim publik, shkruan
Kontrata është paraparë të jetë publike kornizë me një operator ekonomik dhe ka kohëzgjatje prej 24 muajsh.
Për Lotin 1, që përfshin sinjalizimin horizontal dhe vertikal në Prishtinën 1, vlera e qarkullimit të kërkuar për operatorët ekonomikë gjatë tri viteve të fundit është së paku 1.4 milionë euro. Ndërsa për Lotin 2, Prishtina 2, kërkohet qarkullim prej së paku 1.5 milionë eurosh.
Ministria ka përcaktuar edhe kritere të veçanta për pjesëmarrësit, përfshirë përvojën në projekte të ngjashme, kapacitetet financiare, stafin profesional dhe pajisjet e nevojshme për realizimin e kontratës.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 9 dhjetor 2026, në orën 14:00. Ofertat duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike.
Të rejat Lexo më shumë
Iliana Iotova kryeson në sondazhet pas votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari
Deputetja e OBRM-PDUKM-së: VLEN luajti rolin e "Kalit të Trojës" në favor të BDI-së
Tragjedi në Florida, rrëzohet avioni privat – 9 persona humbin jetën