Ministri i Jashtëm i Izraelit në Tiranë, takim me Ramën dhe marrëveshje dy palëshe
Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar, ndodhet sot (e hënë) në Tiranë për një vizitë zyrtare ku pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare në disa fusha të ndryshme.
Axhenda parashikon takime të kryediplomatit Sa’ar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi dhe kryediplomatin shqiptar Ferit Hoxha.
Sipas TVKlan në Shqipëri, marrëveshja përkon me disa kontrata mes Shqipërisë dhe kompanive izraelite në fushën e tregtisë, sigurisë kibernetike, novacionit, menaxhimit të ujit, energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë, sqarohet në faqen zyrtare të Ministrisë izraelite.
Ministria e Jashtme izraelite thekson marrëdhënien e mirë mes dy vendeve, duke cituar edhe mbështetjen e Tiranës zyrtare ndaj Izraelit kundër Iranit dhe Hamasit.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta. Tirana ka shprehur mbështetje për Izraelin, duke e shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste dhe duke dënuar sulmet terroriste të Hamasit”, thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Zvicra po përballet me mungesë të mjekëve, pacientët vështirë që ta gjejnë një mjek familjar për kontrolla
"Flamuri serb do të valvitet mbi Prizren", reagon Berisha: Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit
Më shumë shi ka rënë në Tetovë, më ftohtë në Kodrën e Diellit