Politikë
07/11/2026 14:16
Milatoviq uron presidenten Shiroka-Pula, shpreh bindjen se raportet Kosovë- Mali i Zi do të thellohen edhe më tej
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Presidenti Milatoviq ka shkruar edhe për raportet Kosovë-Mali i Zi.
“Në letrën e tij, Presidenti Milatoviq i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet më të mira, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Fotografi nga takimet dhe vizitat, Gjeneral Major Stephen E. Osborn përmbyll vizitën zyrtare në Kosovë
Politikë
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Sport
“Ghostalo”, dështimi prej 70 milionë eurosh që po shqetëson Milanin
Lajme