← Kthehu te Ballina
Sport 22/10/2026 18:31

Milani në alarm, Chukwueze rrezikon të mungojë deri në dy muaj

Milani në alarm, Chukwueze rrezikon të mungojë deri në dy muaj

Milani po përballet me probleme të reja me dëmtimet, pasi Gonçalo Ramos dhe Samuel Chukwueze kanë përfunduar në listën e futbollistëve të lënduar.

Sipas gazetarit të “Sky Sport”, Peppe Di Stefano, shqetësimi më i madh lidhet me Chukwuezen, i cili ka ndier dhimbje në ijën e majtë pas fitores ndaj Atalantës dhe mund të mungojë deri në dy muaj, varësisht nga rezultatet e ekzaminimeve.

Ndërkohë, gjendja e Ramosit duket më pak shqetësuese. Ekzaminimet e para nuk kanë zbuluar dëmtim të dukshëm, por sulmuesi do t’i nënshtrohet edhe rezonancës magnetike për të përjashtuar mundësinë e mikroçarjeve muskulore.

Trajneri Ruben Amorim ka deklaruar se problemi i Ramosit është i lehtë, ndërsa për Chukwuezen ende nuk ka një vlerësim përfundimtar.

Milani po përballet gjithashtu me mungesat e Matteo Gabbias dhe Alexis Saelemaekersit, të cilët pritet të rikthehen në fushë gjatë vitit 2027.

Reklamë