Mexhiti për zgjedhjet në Bërvenicë: Brenda Qeverisë kemi mendime dhe qëndrime të kundërta, i tejkalojmë në mënyrë demokratike
Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, në një paraqitje para gazetarëve në Bogovinë, ka folur për zgjedhjet në Bërvenicë si dhe deklaratën e Mickokit, i cili tha se VLEN-i ka qenë "kali i Trojës" në këto zgjedhje.
Mexhiti tha se me kryeministrin Mickoski takohen rregullisht dhe se ndodh që të kenë qëndrime dhe mendime të kundërta, por të gjitha këto i tejkalojnë brenda Qeverisë.
"Me kryeministrin Mickoski kemi takime të rregullta. Ne jemi në Qeveri, por jemi partnerë, jo gjithherë mendojmë njëjtë, ka momente kur edhe përplasemi me mendime dhe qëndrime, por Qeveria ka kapacitet demokratik për t'i përmbyllur këto brenda qeverisë dhe për të ecur përpara. Jemi të fokusuar te zgjidhjet, jo te zgjedhjet", tha mes tjerash Mickoski.
Ai shtoi se çështja e Bërvenicës është tejkaluar dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në Qeveri.
Të rejat Lexo më shumë
Rekord i ri në politikën amerikane - gratë shënojnë fitore historike
Gjykata Supreme e Zvicrës ndalon bllokimin e faqeve të internetit pa bazë ligjore
Trumpi hedh poshtë shqetësimet për shkarkimin e tij dhe paralajmëron demokratët kundër një nisme të tillë