Mësuesi ngacmonte nxënësën në Whatsapp, gjimnazi në Cyrih rastin e konsideroi “me pak rëndësi"
Një mësues në një gjimnaz në kantonin e Cyrihut ka mbajtur për muaj të tërë një kontakt të ngushtë me një nxënëse të mitur, duke i dërguar më shumë se 3 mijë mesazhe në WhatsApp dhe gjithashtu e ka telefonuar vonë në mbrëmje, duke u takuar me të jashtë orarit të shkollës.
Prindërit e vajzës, të cilës mediat i kanë ndryshuar emrin për ta mbrojtur identitetin, e raportuan rastin menjëherë te drejtoria e shkollës dhe bënë edhe kallëzim penal.
Sipas raportimeve, shkolla fillimisht nuk ndërmori masa.
Vetëm disa javë më vonë, pas ndërhyrjes së avokatit të familjes, mësuesi u pezullua përkohësisht dhe iu ndalua hyrja në ambientet e shkollës.
Ndërkohë, ai tashmë është lejuar të rikthehet në ambientet e shkollës, shkruan 20Minuten, transmeton
Prindërit e nxënëses kritikojnë ashpër reagimin e institucionit, duke e konsideruar atë shumë të vonuar. Hetuesit kanë shqyrtuar 188 faqe me biseda në WhatsApp.
Sipas raportimit, në komunikimet e siguruara nuk janë gjetur përmbajtje seksuale eksplicite. Megjithatë, autoritetet po shqyrtojnë nëse është kryer ndonjë vepër penale dhe për mësuesin vlen prezumimi i pafajësisë.
Rasti ka hapur edhe një debat mbi kufijtë e marrëdhënieve mes mësuesve dhe nxënësve të mitur dhe se kur një kontakt i tillë kalon kufirin profesional.
Të rejat Lexo më shumë
Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska
PSG interesohet për talentin brazilian, në garë edhe klubet angleze
Toni Kroos po rikthehet në fushën e gjelbër, tani si trajner