“Merrni lekët se u shitët”, qytetari i hedh “dollarë” policëve që qëndrojnë para Kryeministrisë
Një qytetar ka hedhur disa kartëmonedha false dollarësh në drejtim të policëve të vendosur para Kryeministrisë në Tiranë, në një veprim simbolik pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do t’i shpërblente efektivët me 2 mijë e 500 euro.
Qytetari iu afrua efektivëve të policisë, të cilët kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, dhe u hodhi kartëmonedhat false, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj tyre.
“Merrini lekët se u shitët”, dëgjohet duke thënë qytetari në drejtim të policëve.
Ndërkohë, një pjesë e protestuesve janë pozicionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin përpara Kryeministrisë, ku pas disa momenteve tensioni, situata duket se është qetësuar.
Protestat në Tiranë vijojnë mes tensioneve dhe përplasjeve, ndërsa forcat e policisë mbeten të pozicionuara përreth institucioneve.
Të rejat Lexo më shumë
Elon Musk thotë se do t'i japë nga një aksion të SpaceX ‘çdo fëmije në Amerikë’
Këtë javë fillojnë vendimet dhe pagesat e subvencioneve për fermerët
Incident pas ndeshjes Ballkani-Prishtina, një lojtar i kryeqytetasve u godit në tribuna nga shikuesit vendas