Mendoi se po flirtonte me të miturën në Internet, por, i del hetuesi i policisë, arrestohet 80 vjeçari në Zvicër
Pedofilia ka nisur të bëhet një problem në disa zona të Zvicrës.
Kjo pasi, të hënën policia e qytetit të Cyrihut arrestoi një zviceran 80 vjeçar, i cili dyshohet se ka kontaktuar një vajzë 14 vjeçare, nëpërmjet një platforme chati dhe ka rregulluar një takim me të, me qëllim kryerjen e akteve seksuale.
Mirëpo, në fakt, burri ishte duke komunikuar me një hetues nga njësia e mbrojtjes së fëmijëve të policisë së qytetit të Cyrihut, i cili u shtir si një vajzë 14-vjeçare, shkruan Blick, transmeton
Të hënën, pak pas orës 11:20 të paradites, i dyshuari u shfaq në pikën e takimit të rënë dakord në Zurich-Affoltern.
Dhe, atij në këtë takim nuk i erdhi vajza që po priste, por iu shfaqën oficerë civilë nga policia e qytetit të Zurichut, të cilët e arrestuan të moshuarin menjëherë.
Tani, zvicerani 80 vjeçar duhet t'i përgjigjet autoritetit përkatës hetues për dyshimet për tentativë aktesh seksuale me fëmijë dhe dërgim pornografie te të miturit.
Nga ana tjetër, policia ka konfirmuar se janë të angazhuar në "gjuajtjen e gjuetarëve pedofilë" dhe nuk do të lejojnë që kjo dukuri të shëndrrohet në fenomen.
Të rejat Lexo më shumë
Qeveria formon Grup punues për strategji shtetërore për Apelin ndaj katërshes së UÇK-së, kryesues Glauk Konjufca
Anglezët pretendojnë se nuk do të ketë presion politik në rastin e Manchester Cityt
Shqiptaro-amerikani, Yll Bajraktari që shërbeu në administratën Trump uron presidenten Shiroka-Pula, do të sjell në Kosovë një delegacion prej rreth 60 liderësh të rinj