← Kthehu te Ballina
Politikë 21/10/2026 19:47

Mehmeti: Mund të jemi çelës për formimin e Qeverisë së Serbisë

Mehmeti: Mund të jemi çelës për formimin e Qeverisë së Serbisë

Visar Mehmeti, kandidat për deputet në Parlamentin e Serbisë, tha se në Serbi është “klimë e paqartë politike”, referuar listës së studentëve, duke shtuar se pikërisht shqiptarët mund të jenë “çelës për formimin e qeverisë” atje.

I ftuar në Frontal në T7, Mehmeti tha; “klimë e paqartë politike në Serbi, duke ditë ndikimin e studentëve dhe listën që e kanë formu studentët, është i paqartë rezultati i këtyre zgjedhjeve”.

“Sondazhet flasin me pak përqindje, kjo e bën të rëndësishme pjesëmarrjen e shqiptarëve në këto zgjedhje, mund të jemi çelës për formimin e qeverisë së ardhshme në Serbi”, shtoi ai.

Reklamë