← Kthehu te Ballina
Politikë 15/10/2026 17:32

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët që kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar testit kualifikues për prokurorë, se testi do të mbahet të shtunën (më 7 nëntor 2026).

Në njoftim thuhet se ky proces zhvillohet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Gjithashtu, në njoftim është bashkëngjitur edhe lista e kandidatëve që i plotësojnë kushtet t’i nënshtrohen këtij testi, e që janë 453:

Reklamë