Mbyllet përkohësisht parkingu te Tregu i Gjelbër në Drenas
Komuna e Drenasit ka njoftuar se parkingu te Tregu i Gjelbër, në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, do të jetë i mbyllur për parkim nga e diela, më 25 tetor, deri në përfundimin e aktivitetit të planifikuar për të hënën, më 26 tetor 2026.
Sipas njoftimit të komunës, kjo hapësirë do të shfrytëzohet për organizimin e një aktiviteti nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Worldwide, Zyra në Kosovë (IRW), për shpërndarjen e makinerive bujqësore për fermerët përfitues.
Përgatitjet për aktivitetin do të nisin të dielën, për çka komuna ka kërkuar që parkingu të lirohet plotësisht që nga kjo ditë.
Komuna e Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i largojnë automjetet me kohë dhe të shfrytëzojnë parkingjet alternative gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që përgatitjet dhe zhvillimi i aktivitetit të realizohen pa pengesa.
Të rejat Lexo më shumë
Dy persona gjenden pa shenja jete, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Graçanicë
Izraeli nis shembjen e ndërtesave në Hebron, palestinezëve u jepen vetëm pesë minuta për t’u larguar
Real Madridi ka një ‘plan B’ nëse Mourinho dështon në El Clasico