Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Sadik Rama” në Klinë
Një segment i rrugës “Sadik Rama” në Klinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim për shkak të punimeve në rrugë.
Sipas njoftimit, mbyllja do të bëhet sot, më 7 tetor 2026, nga ora 17:00, në segmentin nga pika e karburantit “Petrol Company”, përballë rrugës “Prend Prendi”, deri te hyrja në rrugën “Haxhi Zeka”, përballë vetëshërbimit “Viva Fresh”.
Ky segment do të jetë i mbyllur deri më 8 tetor 2026, në orën 07:00.
Qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion janë bërë thirrje që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.
Nga qytetarët është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të punimeve, të cilat, sipas njoftimit, synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e Klinës.
Të rejat Lexo më shumë
BE-ja liron 1.24 miliardë euro për dronë dhe municione të prodhuara në Ukrainë
Ngritet kallëzim penal ndaj një prokurori në Manastir, sekuestrohen gjashtë telefona dhe kompjuter
Onkologu Bislimi në podcastin “Shëndeti në rend të parë”: Çdo ndryshim i pazakontë në trup nuk duhet të neglizhohet