Lajme
05/11/2026 17:16
Mbyllet përkohësisht një rrugë në Klinë për dy ditë, Komuna njofton për segmentin dhe orarin
Komuna e Klinës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën, më 6 dhe 7 nëntor, do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve një segment i rrugës “Sadik Rama”, për shkak të punimeve të asfaltimit.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Urbanizmit, mbyllja do të përfshijë segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Epopeja e UÇK-së” deri te kryqëzimi me rrugën “Haxhi Zeka”.
Qarkullimi në këtë pjesë të rrugës do të jetë i ndaluar nga ora 09:00 deri në orën 17:00, gjatë të dy ditëve.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet në terren.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Liverpooli përgatitet për jetën pa Van Dijkun, në listë janë katër emra të mëdhenj
Lajme
Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual
Lajme
Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren, Inspektorati konstaton parregullsi
Lajme