Mblidhet kryesia e kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen, ku do të shqyrtohen disa çështje që lidhen me punën e kuvendit dhe organizimin e seancës së ardhshme plenare.
Sipas rendit të ditës, pritet të shqyrtohet dhe të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të kryesisë së kuvendit.
Më pas, anëtarët e kryesisë do të diskutojnë për propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare.
Në mesin e pikave të parapara janë miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Një nga çështjet kryesore do të jetë shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2026.
Po ashtu, në rend dite është paraparë edhe votimi i propozimit të GP të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Të rejat Lexo më shumë
Specialja rrëzon pretendimet e Pjetër Shalës për shkelje të të drejtave të tij
Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa
Artistët shqiptarë reagojnë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj