← Kthehu te Ballina
Lajme 20/10/2026 09:46

Mbi 2,600 operacione për nëntë muaj në Spitalin e Mitrovicës

Mbi 2,600 operacione për nëntë muaj në Spitalin e Mitrovicës

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar gjithsej 2,606 operacione gjatë periudhës janar-shtator 2026, në degë të ndryshme kirurgjike.

Sipas raportit zyrtar të spitalit, ndërhyrjet janë realizuar nga ekipet e kirurgëve, anesteziologëve, instrumentareve, teknikëve të anestezionit dhe stafit mbështetës teknik.

Numri më i madh i ndërhyrjeve është kryer në repartin e ortopedisë, me 486 operacione, pasuar nga obstetrika me 485 dhe kirurgjia e përgjithshme me 469 ndërhyrje.

Sipas të dhënave të publikuara, numri i operacioneve sipas reparteve është si vijon:

- Ortopedi: 486 ndërhyrje

- Obstetrikë: 485 ndërhyrje

- Kirurgji e përgjithshme: 469 ndërhyrje

- Oftalmologji: 457 operacione

- Otorinolaringologji (ORL): 384 operacione

- Urologji: 216 operacione

- Gjinekologji: 109 operacione

Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë kanë bërë të ditur se puna në sallat e operacionit po vazhdon me kapacitet të plotë, në shërbim të pacientëve.

Reklamë