Lajme
31/10/2026 10:01
Mbi 100 armë zjarri vidhen nga një depo në Gjakovë
Mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 30 tetor, rreth orës 18:00, nga dy ankues meshkuj kosovarë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, persona të panjohur kanë hyrë në depon e armëve dhe kanë vjedhur më shumë se 100 armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Arrestohen dy persona të kërkuar nga Interpoli në Prishtinë dhe Istog
Lajme
Sulmoi kalimtarët me gurë dhe copa druri në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari
Politikë
Kryeministri Rama fton sërish studentët në dialog
Politikë