Mbeturinat e Kumanovës do të dërgohen në Drislla
Mbeturinat e Kumanovës përkohësisht do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe ndërmarrja publike "Pastërtia dhe gjelbërimi".
Dimitrievski falënderoi kryeministrin Hristijan Mickoski kryetarin e Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe ekipin menaxherial të deponisë Drislla për mbështetjen e tejkalimit të problemit me transportin e mbeturinave.
"Vazhdojmë intensivisht me sanimin e deponisë Krasta dhe tejkalimin e problemit. Falënderoj ekipin menaxhues të NP "Pastërtia dhe gjelbërimi" - Kumanovë dhe kërkoj falje ndaj bashkëqytetarëve të mi, të cilët për shkak të bllokadës së deponisë sonë po ballafaqohen me problem serioz i cili do të tejkalohet sa më shpejt që është e mundur", shprehet Dimitrievski.
Të rejat Lexo më shumë
Nisin punimet për asfaltimin e rrugës “Qemajl Guri” që lidh Nikajn me Rekën në Kaçanik
“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen
Yan Diomande shkruan historinë te Real Madridi e golin ndaj Villarrealit