Mbappe, Bellingham e Diomande – tre gola nga Reali vetëm në pjesën e parë, po e mposht thellë Racingun
Real Madridi po shkëlqen në ndeshjen e sotme ndaj Racing Santanderit.
Në ndeshjen e xhiros së 11-të në La Liga, Reali po fiton bindshëm 3-0 ndaj Racingut në udhëtim.
Kylian Mbappe e hapi serinë e golave në këtë përballje, duke shënuar herët, në minutën e 11-të.
Mbappe shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
🚨🇪🇸 KYLIAN MBAPPE OPENS THE SCORING FOR REAL MADRID! Racing Santander 0-1 Real Madrid. https://t.co/NAbOV2JktA
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 1, 2026
Dhjetë minuta më vonë, Jude Bellingham e dyfishoi epërsinë, pas asistimit nga Arda Guleri.
🚨🇪🇸 JUDE BELLINGHAM DOUBLES THE LEAD FOR REAL MADRID! Racing Santander 0-2 Real Madrid. https://t.co/hY97XbB1Mf
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 1, 2026
Yan Diomande shënoi një supergol në këtë 45-minutësh të parë.
Ylli i Bregut të Fildishtë shënoi në minutën e 36-të.
YAN DIOMANDE WHAT A GOAL! 🤯 https://t.co/nZLT3oueMn
— TC (@totalcristiano) November 1, 2026
Me këtë rezultat, Reali shkon në kuotën e 27 pikëve, pas 11 ndeshjeve.
Skuadra e Jose Mourinhos do të shkonte në nëntë fitore dhe dy humbje.
Të rejat Lexo më shumë
Dalin sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër, situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës
Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë
Diomande s’ka të ndalur, realizon eurogol për Realin ndaj Racingit