Masturboi para një vajze në autobus, dëshmitarët thonë se policia nuk e mori seriozisht rastin
Dy studente raportuan se ishin ngacmuar seksualisht nga një burrë në një autobus në St. Gallen. Kur ai u rishfaq të hënën, disa studentë e mbajtën të ndaluar derisa mbërriti policia.
Ato thonë se një burrë masturboi gjatë udhëtimit, madje, një studente më vonë zbuloi spermë në rrobat e saj.
"Kur zbrita nga autobusi, vura re spermë në pantallonat e mia", tha një studente 21-vjeçare për 20Minuten, e cila vetëm kur doli nga autobusi në qytetin e St. Gallen, e kuptoi se burri pranë saj ndoshta kishte qenë duke masturbuar.
Burri kishte qëndruar shumë afër saj. Meqenëse dukej i padukshëm dhe mezi kishte vend në autobus, ajo fillimisht nuk vuri re asgjë të dyshimtë. Megjithatë, gjurmët e spermës në rrobat e saj e bënë të kuptonte se çfarë kishte ndodhur pas udhëtimit.
Siç tregon 21-vjeçarja, dy nga shoqet e saj në autobusin numër 9 kishin pasur përvoja të ngjashme. Njëra prej tyre e kishte denoncuar të njëjtin burrë në polici një javë më parë. Tjetra e kishte takuar të hënën.
Ndërsa po bëhej gati të zbriste nga autobusi, e reja vuri re se pantallonat e burrit ishin të hapura. "Ndërsa po zbrisja, arrita ta kapa burrin nga çanta e shpinës", tha viktima e ngacimimit seksual.
Më pas, ajo kishte thirrur ndihmë dhe aty ishin edhe tre studentë të tjerë, të cilët e ndihmuan atë, duke e mbajtur burrin derisa mbërriti policia.
Por, sipas dy studentëve, as policia nuk i ka marrë serziozisht ata, duke u thënë se burri mbase do gjobitet.
"Nuk e kuptoj këtë qasje, sepse, të gjithë duhet ta dijnë se në të ardhmen incidente të tilla duhen parandaluar", tha për 20Minuten njëri nga studentët.
Nga ana tjetër, Policia kantonale e St. Gallen konfirmoi se një incident ndodhi të hënën në itinerarin e prekur të autobusit, duke shtuar se hetimi është duke u zhvilluar tani.
Zyra e prokurorit publik do të vendosë se me çfarë pasojash do të përballet burri pasi të kenë përfunduar hetimet.
Të rejat Lexo më shumë
Departamenti i Shtetit shkarkon Zampollin, njeriun që në shkurt takoi Dodikun
KRU “Prishtina” u jep 10 ditë afat konsumatorëve në Obiliq për pagesën e faturave të ujit
Grliq Radman për notën e protestës së Serbisë: Nuk kam marrë kurrë dokument më të çuditshëm