Politikë
03/11/2026 09:46
Mashtrimet me Call Center, hetuesia zbarkon në lagjen Pejton (Pamje)
Operacioni i madh ndërkombëtar ka nisur mëngjes e sotëm në Prishtinë. Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht në orët e para të ditës së sotme për këtë aksion ku cak janë “Call Center” të dyshuar për mashtrime të ndryshme.
Aksioni aktualisht po zhvillohet në lagjen Pejton ku kanë zbarkuar hetues dhe zyrtarë të Prokurorisë.
Operacioni është i koordinuar edhe me zyrtarë të shteteve evropiane të cilët janë të involvuar në rastet e mashtrimeve që po bëhen që sa kohë nëpërmjet Call Center.
Aksioni po vijon ndërsa Indeksonline do të iu mbajë të informuar për detaje të reja.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
DHTIK kërkon veprim urgjent institucional për eksportin e produkteve të peshkut në Mal të Zi
Sport
Babai i Yamal zbulon të vërtetën për emrin e yllit të Barcelonës: Të gjithë e kanë thirrur gabimisht
Ekonomi
Miteva, LSDM-së: Po përhapni lajme të rrejshme lidhur me sistemin bankar në vend
Politikë