Teknologji
01/11/2026 10:01
Mashtrim kompjuterik dhe vjedhje në Prishtinë, një person raporton se iu morën para nga kuleta digjitale
Një shtetas i huaj me leje qëndrimi në Kosovë ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi kompjuterik dhe vjedhjes në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 31 tetor, në rrugën “Muharrem Fejza – Prekazi”, ndërsa sipas raportit policor, ankuesit i janë marrë para nga kuleta digjitale (Wallet), si dhe një pajisje me vlerë.
I dyshuari është një mashkull, shtetas i huaj dhe me të njëjtën shtetësi sikurse ankuesi.
Pas kryerjes së veprës, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Derbi në Klinë dhe sfida e liderit, këto janë ndeshjet që mbyllin xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës
Lajme
Pesë vëllëzërve në Suharekë u hyjnë hajnat nëpër shtëpitë e tyre, vodhën stoli ari dhe gjëra të tjera
Sport
Messi merr pesë kartonë të verdhë, por nuk pezullohet: Rregulli i veçantë i MLS-së që e shpëton argjentinasin
Lajme