← Kthehu te Ballina
Sport 21/10/2026 08:31

“Masakra e Parisit” – Barcelona do të ankohet në UEFA

“Masakra e Parisit” – Barcelona do të ankohet në UEFA

Klubi i Barcelonës ka vendosur të ankohet zyrtarisht në UEFA pas një banderole të shpalosur nga tifozët e PSG-së para ndeshjes mes dy skuadrave.

Në banderolën e parizienëve shkruhej “Masakër në stilin parizien”, ku paraqitej një person me maskë dhe me fanellën e PSG-së, i cili mbante një sharrë elektrike dhe shkatërronte stemën e Barcelonës, shkruan

Sipas medias spanjolle “SPORT”, klubi katalanas e konsideron këtë banderolë krejtësisht të papërshtatshme dhe ka paralajmëruar marrjen e masave. Tifozët e PSG-së i janë referuar personazhit ikonik Leatherface nga filmi “Masakra në Teksas”, ndërsa maska i ngjante asaj të Michael Myers nga “Halloween”.

Edhe pse banderola u shpalos pak çaste para fillimit të ndeshjes duke ndezur atmosferën e përballjes në Champions League, Barcelona nuk pranon që rivaliteti të shkojë në masa të tilla ekstreme, duke nëvizuar se spektakli duhet të mbetet vetëm brenda fushës së lojës.

Reklamë