Masakër në Dnipro, rusët përplasën një dron mbi njerëzit që prisnin trenin - të paktën 13 të vdekur
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një sulm rus me dron ndaj një stacioni hekurudhor në qytetin Dnipro, në pjesën qendrore të Ukrainës, ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Oleksandr Hanzha.
Në një njoftim të publikuar në platformën Telegram, Hanzha konfirmoi numrin e viktimave, ndërsa kryetari i bashkisë së Dnipros, Borys Filatov, tha se gjatë sulmit është goditur edhe një tren pasagjerësh, transmeton
Sulmi i raportuar i shtohet një serie goditjesh ruse ndaj këtij rajoni, ku gjatë javëve të fundit janë dëmtuar ndërtesa banimi dhe infrastruktura kritike si pasojë e sulmeve me dronë dhe bombave ajrore.
Qyteti i Dnipros ka qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve gjatë luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Vetëm më 25 tetor, zyrtarët ukrainas raportuan se sulmet ruse në disa zona të rajonit kishin shkaktuar vdekjen e katër personave.
Sulmi i fundit nënvizon rrezikun e vazhdueshëm me të cilin përballen civilët dhe infrastruktura e transportit në Ukrainë, ndërsa sulmet ruse ndaj rajoneve të ndryshme të vendit vazhdojnë.
Të rejat Lexo më shumë
Haxhiu zbulon arsyet e mungesës së Kurtit dhe Sveçlës në Kuvend
Lindja e ekspresionizmit abstrakt amerikan
Transferimi i 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë pritet të nisë në 2027