Maresca pas humbjes:”Goli i dytë dhe i tretë i Forest-it ishin copy-paste
Pas humbjes 3-1 të Manchester City-t ndaj Nott.Forest, trajneri Enzo Maresca foli për mediat.
Enzo Maresca, i pyetur nëse sheh ndonjë ngjashmëri mes tri humbjeve radhazi të Manchester City-t në Premier League ai tha që të gjitha janë ndryshe.
“Jo, ato janë të gjitha të ndryshme, nëse marrim parasysh rastet e krijuara, zotërimin e topit, goditjet, prekjet e topit brenda zonës…”
“Në të tria ndeshjet ishim shumë më të mirë, por i humbëm të gjitha”, tha ai
Trajneri theksoi edhe që dy golat e fundit ishin sikur copy-paste
“Do ta shfrytëzojmë këtë ndërprerje për ndeshjet ndërkombëtare për të sqaruar se çfarë mund të bëjmë më mirë.”
“Do të përpiqemi të kuptojmë se si mund t’i shmangim ndeshjet e këtij lloji.”
“Sot, gabim i madh ishte se u përpoqëm të reagonim pasi pësuam dy gola.” “Dhe në futboll, në shumicën e rasteve, është tepër vonë..” shtoi trajneri
Të rejat Lexo më shumë
Rifillon ndeshja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës
Pamje dramatike nga Polonia, njerëzit ikin mes të shtënave me armë
Tradita në Nju-Jork: Pema e Krishtlindjeve arrin në Rockefeller, peshon 11 tonë