Marco Guida gjykon derbin Milan – Inter, ky është bilanci i tij me dy skuadrat
Marco Guida është përzgjedhur për të gjykuar derbin e madh të Milanos mes Milanit dhe Interit, që zhvillohet të shtunën në mbrëmje, nga ora 20:45, në stadiumin “San Siro”. Ndeshja do të transmetohet në ArtMotion.
Për gjyqtarin italian, ky do të jetë derbi i gjashtë i Milanos në karrierë. Në pesë përballjet e mëparshme, të dyja skuadrat kanë nga dy fitore, ndërsa një ndeshje ka përfunduar në barazim, shkruan
Sa i përket bilancit të përgjithshëm, Guida ka drejtuar 41 ndeshje të Milanit, ku kuqezinjtë kanë regjistruar 20 fitore, 11 barazime dhe 10 humbje.
Ndërkohë, në 33 ndeshje të drejtuara me Interin, zikaltërit kanë arritur 17 fitore, 10 barazime dhe gjashtë humbje.
Këtë sezon në Serie A, Guida ka gjykuar tri ndeshje, duke ndëshkuar me shtatë kartonë të verdhë, pa nxjerrë asnjë karton të kuq.
Të shtunën, ai do të jetë një nga figurat kryesore të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të futbollit italian, ku Milani dhe Interi do të kërkojnë fitoren në derbin e qytetit.
Të rejat Lexo më shumë
Mickoski: Në Bërvenicë pres fitore me mbi 4000 vota
Ambasada e Kosovës në Paris mirëpret artistët kosovarë, vlerësohet suksesi i tyre në skenën ndërkombëtare
Ish-gjyqtari i njohur i La Ligës shpërthen me akuza: Federata ka urrejtje ndaj katalanasve