Politikë
30/10/2026 19:32
Maqedonci takohet me zyrtaren e USEUCOM-it, diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Sandra Oudkirk, zëvendësen civile të komandantit dhe këshilltaren për politikë të jashtme të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM).
Sipas Maqedoncit, në takim është diskutuar për thellimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, zhvillimin e ardhshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe mundësitë e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.
Maqedonci ka falënderuar Oudkirk për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Prishtina 2030 merr formë, Kurti konfirmon shtrirjen e Lojërave Mesdhetare në disa qytete të Kosovës
Politikë
Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve nga zgjedhjet serbe edhe në Kosovë: Kush duhet të reagojë?
Politikë
Siljanovska-Davkova: Le t’i shndërrojmë angazhimet për klimën në investime konkrete dhe rezultate të matshme
Sport