Politikë
24/10/2026 15:01
Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka thënë se ky proces ka ndikuar në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore të FSK-së dhe se numri i pjesëtarëve të saj është më shumë se dyfishuar.
“Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka theksuar se investimet në zhvillimin e FSK-së do të vazhdojnë, me fokus në rritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimin e saj.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Çfarë thotë rregullorja e garave të FFK-së për një klub që nuk e zhvillon ndeshjen dhe çfarë rrezikon Vushtrria
Politikë
“Ja edhe mëma e dhunës”, Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban
Politikë
Fushatë e rrallë e opozitës spanjolle me AI - gruaja e kryeministrit paraqitet duke pranuar vepra penale
Politikë