Politikë
12/10/2026 08:31
Maqedonci flet për median ndërkombëtare për synimet destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka folur për një media ndërkombëtare “Talking with TVP world” lidhur me kërcënimin e vazhdueshëm që paraqet Serbia për Kosovën dhe synimet e saj destabilizuese.
Maqedonci ka theksuar se një nga shqetësimet kryesore të Kosovës është mundësia e një ndërhyrjeje të Serbisë, si dhe rreziku i aneksimit të territorit të Kosovës, që do të mund të destabilizonte situatën në Ballkanin Perëndimor.
Ai gjithashtu ka vënë në pah marrëdhëniet e afërta mes Serbisë dhe Rusisë, duke i trajtuar ato në kontekstin e kërcënimeve të sigurisë në rajon.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Përballje Podcast #47 | Presidente e re, fund i krizës? Naim Rashiti: Çka e pret Kosovën?
Ekonomi
"Deri në fund të muajit më mbesin vetëm 40 franga", vështirësitë financiare po i shqetësojnë zviceranët
Sport
Ish-futbollisti italian për Edon Zhegrovën: Ai nuk është nivel i Juventusit!
Lajme