Manchester City reagon ndaj Brightonit, Kovačić barazon rezultatin me një supergol
Manchester City ka reaguar ndaj Brightonit, duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 40-të të ndeshjes që po zhvillohet në stadiumin “Etihad”, në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë (EFL Cup).
Pas golit të Malick Yalcouyés në minutën e 30-të, vendasve u janë dashur vetëm dhjetë minuta për ta rikthyer baraspeshën.
Phil Foden organizoi aksionin sulmues dhe pasoi drejt Mateo Kovačićit, i cili e kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer topin jashtë zonës së penalltisë.
🚨 Mateo Kovacic right footed shot from outside the box to the bottom left corner. Assisted by Phil Foden. 🏴 Manchester City 1-1 Brighton https://t.co/SCpaBf2px4
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 28, 2026
Mesfushori kroat lëshoi një goditje të fuqishme dhe të saktë drejt këndit të poshtëm të majtë. Topi goditi shtyllën dhe përfundoi në rrjetë, duke mos i lënë mundësi reagimi portierit të Brightonit.
Ky realizim rikthen baraspeshën në një përballje ku të dyja skuadrat po kërkojnë kualifikimin në çerekfinalet e EFL Cup.
Manchester City 1-1 Brighton
30′ – Malick Yalcouyé (Brighton, asistim nga Georginio Rutter)
40′ – Mateo Kovačić (Manchester City, asistim nga Phil Foden)
Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme. Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...
Të rejat Lexo më shumë
Hyjnë në fuqi masat: Gjoba deri në 5 mijë euro për tubuesit me maska, “listë e zezë” për udhëtimet në Evropë
Anita Haradinaj i reagon deputetes Fejza: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje publike, ndryshe ndjek rrugët ligjore
Zyrtare: Ballkani e fiton ndeshjen në tavolinë kundër Vushtrrisë