Man City planifikon ta zvarrisë sa më gjatë procesin e apelimit ndaj Premierligës
Manchester City pritet të tentojë ta zgjasë sa më shumë procesin e apelimit ndaj vendimit të Premierligës për shkeljet e pretenduara financiare, raporton Sky Sports.
Rregullat e reja të Premierligës kërkojnë që seancat e apelimit të përfundojnë brenda 12 javësh. Megjithatë, ekipi ligjor i klubit anglez mund të argumentojë se ky afat nuk vlen për rastin e tyre.
Arsyeja lidhet me faktin se Manchester City u akuzua fillimisht në vitin 2023, përpara se të hynin në fuqi rregullat e reja për afatin e apelimit.
Në këtë mënyrë, kampionët anglezë synojnë të mbështeten në argumentin se rregullat e reja nuk duhet të zbatohen në mënyrë prapavepruese për një proces që kishte nisur më herët.
Çështja e Manchester Cityt mbetet një nga rastet më të mëdha ligjore në historinë e Premierligës, ndërsa kohëzgjatja e procesit të apelimit mund të ndikojë në momentin kur do të ketë një vendim përfundimtar.
Të rejat Lexo më shumë
Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik
A mundet Europa ta mbështesë e vetme Ukrainën?
Sahiti: Pastrimi i gypave të ujërave atmosferikë, ndër prioritetet tona kryesore