Malisheva po përgatit “bombën”, klubi kosovar në bisedime me ish-trajnerin e Baselit
Malisheva ka nisur kërkimet për trajnerin e ri pas largimit të Thomas Brdaric, ndërsa në skenë ka dalë një emër interesant nga Italia.
Sipas gazetarit Andre Oechsner, trajneri italian Luigi Nocentini është në bisedime me drejtuesit e Malishevës për të marrë drejtimin e skuadrës kosovare.
Nocentini, 37-vjeçar, së fundmi ka qenë trajner i përkohshëm i Baselit në Superligën e Zvicrës, ndërsa më herët ka punuar si ndihmës i tre trajnerëve te klubi zviceran: Fabio Celestinit, Ludovic Magninit dhe Stephan Lichtsteinerit.
Karriera e italianit përfshin eksperiencë edhe në disa prej klubeve të njohura të futbollit italian.
ℹ️🇽🇰🇮🇹Luigi Nocentini is in talks with MalishevaMalisheva looking for a new coach following Thomas Brdaric’s move to Saudi ArabiaNocentini recently took charge of FC Basel on an interim basis following Stephan Lichtsteiner’s dismissal#rotblaulive #FCBasel1893 #Malisheva https://t.co/UElGLnL0Oi
— Andre Oechsner (@andreoeausm) October 8, 2026
Ai ka punuar me Empolin, Genoan dhe Napolin, duke krijuar përvojë në nivele të ndryshme të futbollit profesionist.
Nocentini ka pasur gjithashtu një rol te Kombëtarja e Ukrainës, ku ka shërbyer si asistent.
Tani, italiani mund ta vazhdojë karrierën në Kosovë, me Malishevën që po shqyrton mundësinë për t’ia besuar atij drejtimin e skuadrës pas ndarjes me Brdaricin.
Bisedimet mes palëve janë duke u zhvilluar dhe mbetet të shihet nëse ato do të përfundojnë me marrëveshje për Nocentinin, i cili do të ishte një emër mjaft interesant për Superligën e Kosovës.
Të rejat Lexo më shumë
Kurti s’flet për reagimet rreth Ligjit për Specialen, shkon në takim te presidentja
Gjermania ka të drejtë të riarmatoset, por frika e Evropës për këtë ka baza të forta
SHBA-ja kërkon një "Evropë të fortë" - thotë Rubio