Malisheva dhe Feronikeli 74 ndajnë pikët, Ibishi humb penallti
Malisheva dhe Feronikeli 74 kanë luajtur baras pa gola (0-0) në stadiumin “Liman Gegaj”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra vendase e nisi më mirë takimin dhe arriti ta dërgonte topin në rrjetë që në minutat e para, por goli u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Malisheva vazhdoi të kërkonte golin e epërsisë dhe në minutën e 35-të fitoi mundësinë ideale për të kaluar në avantazh. Sulmuesi Xhemail Ibishi u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, pasi goditja e tij u ndal nga portieri i Feronikelit 74, Agron Kolaj.
Në pjesën e dytë, lideri i kampionatit tentoi të ndryshonte rrjedhën e takimit përmes disa zëvendësimeve, duke kërkuar më shumë forcë në fazën ofensive.
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Elon Berisha u mbrojt mirë dhe arriti t'i përballonte presionit të vendasve deri në vërshëllimën e fundit.
Kështu, të dyja skuadrat u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë, në një ndeshje ku Malisheva pati rastin më të mirë për ta zhbllokuar rezultatin, por nuk arriti ta shfrytëzonte penalltinë.
Të rejat Lexo më shumë
Fisnik Asllani i jep zemër Hoffenheimit për tu kthyer te rezultatet pozitive
Kompania britanike rikthen Audi Quattro me motor V8 që arrin 10 mijë rrotullime në minutë
Aksident i frikshëm në Librazhd, benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë