Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda, kalimtari i shpëton jetën
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, plagoset rëndë një person.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen” Touran, me drejtues shtetasin Maridon Dhuli, 37 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fterrë, Bashkia Himarë, në ecje ka marrë zjarr.
Nga zjarri ka pësuar djegie të rënda drejtuesi i mjetit, të cilit i kanë ardhur fillimisht në ndihmë kalimtarë të rastit. Madje, njëri prej tyre, një qytetar nga Saranda, Sokol Ahmetaj, i cili vinte nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke i hedhur xhupin e vet. Njëherazi, njoftoi spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor.
Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, 37-vjeçari u transportua me ambulancë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Për shuarjen e zjarrit u desh ndihma e zjarrfikëses. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. /tch/
Të rejat Lexo më shumë
E enjte spektakolare në Evropë, sot zhvillohen plot 36 ndeshje në dy garat e UEFA-s
Moment interesant pas ndeshjes mbrëmë, Upamacano e pati një bisedë të ashpër me bashkëlojtarin e tij
Aksident i rëndë mes dy veturave në Bresje