← Kthehu te Ballina
Sport 18/10/2026 09:45

Magjia e Messit vazhdon në MLS, argjentinasi shënon dy gola dhe i afrohet rekordit historik

Magjia e Messit vazhdon në MLS, argjentinasi shënon dy gola dhe i afrohet rekordit historik

Lionel Messi vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij, pavarësisht moshës. Superylli argjentinas ishte protagonist kryesor në fitoren e Inter Miamit ndaj Atlanta Unitedit me rezultat 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kampionatit amerikan të futbollit, MLS.

Messi realizoi dy gola të bukur, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e tij për skuadrën nga Florida. Me lëvizjet karakteristike, kontrollin e topit dhe aftësinë për të bërë diferencën në momentet vendimtare, argjentinasi dhuroi momente spektakolare për tifozët.

Në moshën 39-vjeçare, kapiteni i Inter Miamit po vazhdon të regjistrojë statistika mbresëlënëse. Në këtë edicion të MLS-së, ai ka realizuar 25 gola dhe ka dhënë 12 asistime në 27 paraqitje kampionale, duke qenë një nga figurat kryesore të skuadrës.

Leo Messi has just scored these 2 goals in the span of 4 minutes at the age of 39.I swear I'm genuinely out of words. I don't know what to say. https://t.co/d8OZvidQ5Y

— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) October 18, 2026

Ndërkohë, Messi po i afrohet gjithnjë e më shumë një prej objektivave më të jashtëzakonshëm në karrierën e tij: shifrës prej 1000 golave zyrtarë.

Me 936 gola të realizuar gjatë karrierës, atij i nevojiten edhe 64 të tjerë për ta arritur këtë kuotë historike. Argjentinasi për ndeshjen e fundit u vlerësua me notën 10 nga SofaScore.

Tashmë, vëmendja mbetet te ndeshjet e ardhshme dhe te ritmi me të cilin argjentinasi mund t’i afrohet rekordit të 1000 golave.

Reklamë