← Kthehu te Ballina
Sport

Macron synon ta bindë Wengerin të kandidojë për president të FIFA-s, përballë Infantinos

Macron synon ta bindë Wengerin të kandidojë për president të FIFA-s, përballë Infantinos

Presidenti francez, Emmanuel Macron, raportohet se ka nisur një iniciativë të papritur për ta bindur legjendën e futbollit, Arsene Wenger, që të kandidojë për president të FIFA-s, duke sfiduar kreun aktual të këtij institucioni, Gianni Infantino.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Macron i ka ofruar mbështetje të plotë Wengerit, madje duke u zotuar se do të mobilizojë edhe liderë të tjerë shtetërorë për të përkrahur kandidaturën e francezit.

Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është 18 nëntori, ndërsa vendimi i Wengerit pritet të bëhet i ditur gjatë kësaj jave.

Zgjedhjet presidenciale të FIFA-s do të mbahen në mars të vitit 2027, me Infantinon që synon një tjetër mandat në krye të futbollit botëror.

Ironia qëndron në faktin se ishte pikërisht Infantino ai që e solli Wengerin në FIFA në vitin 2019, duke i besuar pozitën e drejtorit për zhvillimin global të futbollit, pas më shumë se dy dekadash në stolin e Arsenalit.

Megjithatë, raportimet për një përplasje të mundshme vijnë pas tensioneve mes tyre. Wenger kishte kritikuar planin e Infantinos për përfshirjen e investitorëve privatë në FIFA, duke paralajmëruar se interesat financiare mund të rrezikojnë identitetin e futbollit. /IndeksOnline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lexo më shumë

Reklamë e sponsorizuar