Lutfi Dalipi vazhdon shkëlqimin në Zvicër, shënon sërish për Vaduzin
Lutfi Dalipi ka vazhduar me paraqitje të mira në futbollin zviceran, duke shënuar golin e pestë këtë edicion në kampionat.
Sulmuesi 20-vjeçar realizoi golin e vetëm për Vaduzin në humbjen 2-1 ndaj Servettes, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Zvicrës.
Dalipi e gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 77-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e skuadrës, e cila u mposht në udhëtim.
What is this goal from Lutfi Dalipi? 😭Gaucho-Style 🌟 https://t.co/zjcuPgeE5x
— XI Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) October 24, 2026
Sulmuesi kosovar e kompletoi ndeshjen, njësoj si bashkëkombësi i tij Liridon Berisha, që gjithashtu luajti për Vaduzin.
Ndërkohë, portieri Leo Besson qëndroi në bankën rezervë te Servette.
Përveç pesë golave të realizuar këtë sezon në kampionat, Dalipi ka dhënë edhe nëntë asistime, duke kontribuar ndjeshëm në lojën ofensive të Vaduzit.
Të rejat Lexo më shumë
A duhet ta ndiqni vendndodhjen e fëmijës përmes telefonit? Ja çfarë këshillojnë psikologët
Hyundai Tucson i ri thyen rekordin, mbi 15 mijë porosi brenda ditës
Videoja që po bën bujë, roboti demonstron aftësi mbresëlënëse luftarake