Lajme
24/10/2026 22:31
Lopa arratiset nga ferma dhe del në autostradë, shkakton kaos në trafik në SHBA
Një lopë e arratisur nga një fermë në Pikesville, Maryland, shkaktoi momente të pazakonta pasi vrapoi nëpër oborret e banorëve dhe më pas doli në autostradë, duke ngadalësuar trafikun.
Policia dhe punonjësit e fermës u vunë në ndjekje të kafshës, e cila arriti deri në autostradë përpara se të kapej.
Pronari i fermës, Tom Baum, tha se lopa kishte arritur të dilte nga rrethimi.
Ajo ishte e rraskapitur pas aventurës, por fatmirësisht nuk kishte pësuar lëndime.
Për të parandaluar arratisje të ngjashme, pronari ka paralajmëruar vendosjen e një gardhi të ri.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Real Madridi gati të shpenzojë 80 milionë euro për talentin që e la të largohej
Sport
Alvarez ia bën “sefte” në La Liga, shënon golin e parë me Atleticon që nga shkurti
Sport
Ylli i Barcelonës i ofrohet Romës, mund të transferohet aty në janar
Politikë