Sport
17/10/2026 16:46
Llapi s’di të fitojë, mposhtet nga kampionët Drita
Drita ka fituar ndeshjen e dytë radhazi në Superligë.
Kampionët e Kosovës mposhtën Llapin me rezultat 1-2, e cila u zhvillua në “Zahir Pajaziti”.
Kjo është dhe humbja e 8-të për skuadrën e Tahir Batatinës, të cilët po rrezikojnë që të bien në Ligën e Parë.
Golat u shënuan nga Vesel Limaj dhe Liridon Balaj për Dritën, ndërsa të vetmin e Llapit e shënoi Arbnor Aliu.