← Kthehu te Ballina
Sport 21/10/2026 19:32

LIVE: Nico Paz realizon supergol, Como kalon herët në epërsi ndaj Manchester United

LIVE: Nico Paz realizon supergol, Como kalon herët në epërsi ndaj Manchester United

Como ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Manchester United, falë një goli spektakolar të Nico Paz në minutat e parë të ndeshjes.

2’ – Dalot humb rast të artë për Manchester United!

Diogo Dalot ka pasur një mundësi të shkëlqyer për ta kaluar Manchester United në epërsi. Mbrojtësi portugez pranoi një pasim të saktë brenda zonës së rreptësisë, por goditja e tij përfundoi fare pranë shtyllës së majtë të portës së Comos.

Nico Paz shënon supergol, Como në epërsi 1:0!

Vetëm pak çaste pas rastit të humbur nga Dalot, Como ka kaluar në epërsi përmes Nico Paz.

🚨 Nico Paz caught out Senne Lammens. 🇮🇹 Como 1-0 Manchester United 🏴 https://t.co/2FBFzTIR1T

— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 21, 2026

Futbollisti argjentinas lëshoi një goditje fantastike nga kufiri i zonës së rreptësisë, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës së Manchester United.

Asistimi erdhi nga Lucas Da Cunha, ndërsa Paz realizoi një gol spektakolar për epërsinë e hershme të skuadrës italiane.

Reklamë