← Kthehu te Ballina
Sport 21/10/2026 22:32

LIVE: Bayern Munich përmbys Arsenalin, Harry Kane shënon nga penalltia për rezultatin 2:1

LIVE: Bayern Munich përmbys Arsenalin, Harry Kane shënon nga penalltia për rezultatin 2:1

Bayern Munich ka përmbysur rezultatin kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve, duke kaluar në epërsi 2:1 në minutën e 61-të. Harry Kane realizoi nga penalltia, e cila u akordua pas një prekjeje të topit me dorë nga Jurrien Timber brenda zonës së rreptësisë.

61’ – GOOOL! Harry Kane shënon nga penalltia, Bayern Munich në epërsi 2:1!

Bayern Munich ka përmbysur gjithçka kundër Arsenalit, duke kaluar për herë të parë në epërsi në këtë përballje.

Harry Kane u tregua i pagabueshëm nga pika e bardhë, duke realizuar golin e dytë të bavarezëve në minutën e 61-të.

Sulmuesi anglez iu afrua topit, bëri një ndalesë të shkurtër gjatë ekzekutimit dhe priti që portieri David Raya të zgjidhte drejtimin e hedhjes.

Më pas, Kane e dërgoi topin me qetësi në anën e majtë të portës, duke e mposhtur portierin e Arsenalit.

Me këtë realizim, Bayern Munich kalon në epërsi 2:1, pasi kishte qenë në disavantazh gjatë pjesës së parë.

🚨🚨 HARRY KANE GIVES BAYERN MUNICH THE LEAD AGAINST ARSENAL! Bayern Munich 2-1 Arsenal. https://t.co/NKH8CjksSJ

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 21, 2026

60’ – Harry Kane përgatitet ta ekzekutojë penalltinë!

Harry Kane ka marrë përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë së fituar nga Bayern Munichu.

Sulmuesi anglez vendos topin në pikën e bardhë, ndërsa David Raya përgatitet të mbrojë portën e Arsenalit.

59’ – PENALLTI për Bayern Munichun! Timber prek topin me dorë në zonë!

Bayern Munich ka fituar një penallti pas një ndërhyrjeje të Jurrien Timberit brenda zonës së rreptësisë.

Mbrojtësi i Arsenalit preku topin me dorë, ndërsa gjyqtari akordoi menjëherë penallti në favor të skuadrës gjermane.

Një mundësi e artë për bavarezët që ta përmbysin rezultatin.

35’ – GOOOL! Alphonso Davies barazon rezultatin në 1:1!

Bayern Munich kishte arritur ta barazonte rezultatin në minutën e 35-të, falë një realizimi të Alphonso Davies.

Harry Kane luajti rol vendimtar në ndërtimin e aksionit, duke pasuar për mbrojtësin kanadez.

Davies goditi saktë drejt këndit të poshtëm të djathtë të portës, duke e mposhtur David Rayan dhe duke rikthyer baraspeshën.

26’ – GOOOL! Eberechi Eze kalon Arsenalin në epërsi, VAR-i konfirmon golin!

Arsenali kishte kaluar i pari në epërsi, falë një goli të Eberechi Eze në minutën e 26-të.

Martin Odegaard dhuroi një pasim fantastik në thellësi, ndërsa Eze reagoi me shpejtësi dhe realizoi nga afërsia.

Goli fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje, por pas një kontrolli të gjatë me VAR, gjyqtari Davide Massa vendosi ta pranonte.

Bayern Munich – Arsenal 2:1 (61’)

Shënuesit: Alphonso Davies (35’), Harry Kane (61’, penallti) / Eberechi Eze (26’).

Asistuesit: Harry Kane (35’), Martin Odegaard (26’).

Reklamë