← Kthehu te Ballina
Sport 13/10/2026 23:52

Lisandro Martinez kritikon hapur drejtuesit e klubit: Pres më shumë nga drejtori ynë teknik

Lisandro Martinez  kritikon hapur drejtuesit e klubit: Pres më shumë nga drejtori ynë teknik

Manchester United ka pësuar sonte humbje në Champions League.

Ata u mposhtën në “Metropolitano”, nga Atletico Madridi me rezultat 2-0 në një ecuri negative për “Djajtë e Kuq”.

Ndërsa pas ndeshjes ylli i Man United, Lisandro Martinez ka kritikuar hapur drejtuesit e klubit, duke kërkuar ndryshim në mënyrën se si po funksionojnë.

“Nëse nuk ndryshoni, sezonin tjetër është një problem i madh. Vazhdoni të ndryshoni trajnerë, por çfarë ndodh me fushat e tjera. Është e lehtë të thuash trajner, lojtarë, por duhet të shohim edhe të tjerë”, u shpreh Martinez.

Reklamë