Liqeni i Ohrit u pasurua me njëqind mijë lloje të troftës së Ohrit
Liqeni i Ohrit sot u pasurua me 100 mijë ekzemplarë të troftës së Ohrit, peshq të vegjël me një peshë mesatare prej 4,2 gramësh, me çka do të përmbyllet procesi i ripopullimit të liqenit për këtë vit, njoftoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, gjatë vizitës në Institutin Hidrobiologjik në Ohër.
Ai vlerësoi se rezultatet e deritanishme në rimëkëmbjen e popullatës së troftës së Ohrit janë më shumë se të kënaqshme. Siç theksoi, gjatë muajve gusht dhe shtator, të gjitha zonat e peshkimit në liqen janë pasuruar me gjithsej 6,5 tonë peshq të rinj të kultivuar, që është 1,6 tonë më shumë se sasia prej 4,9 tonësh e planifikuar fillimisht.
Në liqen, këtë vit është hedhur edhe një grup i veçantë prej 100 mijë ekzemplarësh më të mëdhenj të troftës së Ohrit, nga riprodhimi i vitit të kaluar, me një peshë mesatare prej 16 gramësh. Sipas Serafimovskit, kjo është veçanërisht e rëndësishme për të kompensuar mungesën e ripopullimit gjatë periudhës 2019–2023, kur kishte pasur ndërprerje të riprodhimit artificial të troftës së Ohrit.
Për vazhdimin e aktiviteteve për rimëkëmbjen e popullatës, është nënshkruar marrëveshje me Institutin Hidrobiologjik për ciklin e ardhshëm të riprodhimit artificial dhe ripopullimit të liqenit me peshq, në vitin 2027, me 1.550.000 ekzemplarë të rinj të troftës së Ohrit.
Zbatimi i aktiviteteve dhe monitorimi i efekteve të tyre do të realizohen përmes Institutit Hidrobiologjik, me mbështetje institucionale nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Të rejat Lexo më shumë
Kaos para Kryeministrisë, protestuesit i vënë flakën autobotit të ujit
Finlandezi thyen rekordin botëror duke pirë 500 mililitra pije të gazuar për vetëm 3.16 sekonda
“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”, Berisha thirrje për protestën e së shtunës: Të solidarizohemi me studentët