Lipjani nënshkruan memorandum me Agjencinë për Informim dhe Privatësi për rritjen e transparencës
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, me qëllim të avancimit të transparencës institucionale dhe forcimit të llogaridhënies.
Sipas njoftimit të Komunës, Lipjani është përzgjedhur në mesin e tri komunave në nivel vendi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Memorandumi parasheh standardizimin e publikimit proaktiv të dokumenteve dhe informacioneve publike, përditësimin e rregullt të të dhënave, si dhe monitorimin e zbatimit të obligimeve ligjore për transparencë, në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.
Bashkëpunimi do të realizohet në kuadër të Planit të Veprimit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2026–2028.
Komuna e Lipjanit ka theksuar se mbetet e përkushtuar në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
Të rejat Lexo më shumë
Ish-gjyqtari i La Ligas sulmon ashpër Mourinhon: Ai di shumë pak për rregullat e futbollit
Përfundon pas 5 orësh protesta në Korçë mes tensioneve dhe përplasjeve, mbi 20 të rinj të shoqëruar
Bujar Osmani për djegien e Kolegjit të Europës në Tiranë: Ta godasësh atë, do të thotë të godasësh të ardhmen