Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam shoku
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ishte i shokuar me mënyrën se si u zhvillua e gjithë kjo çështje.
Limaj në Politiko, tha se pas protestave dhe përplasjeve që kishin ndodhur në Kosovë, ligji ishte votuar nga presidentja dhe nuk kishte qenë ligj i një partie politike, por i qytetarëve të Kosovës.
“Kam qenë i shokuar atë natë, pas gjithë asaj çka kishte ndodhur në Kosovë, me protesta, ku shkuan deri në përplasje, dhe në fund erdhi si erdhi, u votua ligji nga presidentja. Ai ligj nuk ka qenë i PDK-së, por i qytetarëve. Rikthimi dhe kërkesa për të ka qenë shokuese”, deklaroi Limaj.
Ai kritikoi edhe mënyrën se si u kërkua rikthimi i ligjit, duke thënë se një kërkesë e tillë nuk duhej të bëhej në atë formë, pasi ekzistonin mundësi të tjera për të kërkuar ndryshime.
“Edhe mënyra si u kërkua, edhe si ndodhi krejt ajo situatë, nuk kërkohet ashtu kthimi i ligjit. Vetë e keni çuar, keni mundur me kërku me përmirësu. Së dyti, nuk kërkohet nga presidentja”, u shpreh ai.
Limaj shtoi se pret që kjo çështje të jetë kuptuar nga partitë politike, duke theksuar se PDK-ja, siç e cilësoi ai, parti shtetformuese, duhet ta dijë se kur një ligj kthehet nga presidentja në Kuvend, nuk mund t’i shtohen amendamente.
“PDK-ja është parti shtetformuese. Ata duhet ta dinë që kur kthehet ligji nga presidentja, nuk mundesh me shtu amendamente”, deklaroi Limaj.
Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
