← Kthehu te Ballina

Lëndim i rëndë për Desire Douen, largohet nga fusha me barelë dhe me lot në sy

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Lëndim i rëndë për Desire Douen, largohet nga fusha me barelë dhe me lot në sy

PSG-ja ka marrë një goditje të rëndë.

Sulmuesi anësor, Désiré Doué, është lënduar në ndeshjen si mysafir ndaj Nice, në kuadër të xhiros së 11-të të kampionatit francez.

Incidenti ndodhi në fund të pjesës së parë.

Pas një dueli me mbrojtësin e Nice, Melvin Diop, Doué u rrëzua në fushë duke bërtitur nga dhimbjet.

Ai nuk ishte në gjendje të largohej vetë nga fusha dhe u nxor me barelë nga stafi mjekësor.

Ajo që shqetësoi më së shumti ishte reagimi i futbollistit.

Désiré Doué is subbed off due to a knee injury — came off in a stretcher and was crying, with what looks to be likely season ending ACL injury. 😕 https://t.co/P2wztKL0E2

— PSG Report (@PSG_Report) November 21, 2026

Doué nuk arriti t’i përmbante lotët teksa po largohej nga fusha me barelë.

Në vend të tij u inkuadrua Ferran Torres.

Lëndimi duket serioz, por ende nuk dihet diagnoza e saktë dhe as koha e rikuperimit.

Ekzaminimet e mëtejshme do të tregojnë se sa gjatë do të mbetet Paris Saint-Germaini pa njërin prej lojtarëve të tij ofensivë.

Vlen të theksohet se Doué kishte arritur të shënonte gol para se të lëndohej.

PSG-ja e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-1.

Tashmë, tifozët e skuadrës parisiene do të presin me shqetësim lajmet e reja për gjendjen e futbollistit francez./GazetaExpress/

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme