Lajme
25/10/2026 13:31
Lëkundet Japonia! Një tërmet i fuqishëm godet Paqësorin
Një tërmet me magnitudë 7.0 ka goditur thellë nën Oqeanin Paqësor, pranë ishujve Ogasawara të Japonisë, rreth 1.000 kilometra në jug të Tokios.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 470 kilometrash.
Nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale dhe nuk ekziston rrezik për cunami.
Lëkundjet u ndjenë në pjesë të gjera të Japonisë lindore dhe verilindore.
Japonia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku përplasen katër pllaka tektonike.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
EULEX-i rrit praninë policore pranë pikave të kalimit Kosovë-Serbi, shkak zgjedhjet
Politikë
“Plumbin e kam ende në sy”, para nisjes drejt Italisë, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë
Sport
Feronikeli ’74 dhe Dukagjini kërkojnë t’i kthehen fitoreve, formacionet zyrtare
Ekonomi