Sport
07/10/2026 19:16
Legjenda Gasol për Lionel Messin: Faleminderit për gjithçka!
Legjenda e basketbollit spanjoll, Pau Gasol, i ka kushtuar një mesazh emocionues Lionel Messit pas paraqitjes së tij të fundit me fanellën e kombëtares së Argjentinës.
Gasol nuk u fokusua te golat apo trofetë e fituar nga Messi, por te mënyra se si ylli argjentinas po përjeton këtë moment të veçantë pranë familjes, shokëve të skuadrës dhe tifozëve, shkruan
“Urime, Leo. Këtë herë, jo për golat apo titujt. Për t’i dhënë lamtumirën kombëtares tënde pranë familjes, për dashurinë e shokëve të skuadrës, të njerëzve të tu dhe të një tifozerie që të do kaq shumë. Faleminderit për gjithçka që na ke bërë të shijojmë”, ka shkruar Gasol
Kujtojmë që Lionel Messi mbrëmë bëri ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Argjentinës, në miqësoren ndaj Beninit.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Terras pas konsolidimit të institucioneve: Kosova duhet ta kthejë stabilitetin në reforma dhe rritje ekonomike
Lajme
SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasje, si u ndoq dhe u mor peng
Politikë
Kryetari i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve e uron Shiroka-Pulën pas zgjedhjes Presidente
Politikë