Leclerc lë pas Mercedesin, Ferrari nis fuqishëm në Meksikë
Charles Leclerc e ka nisur fuqishëm fundjavën e Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, duke regjistruar kohën më të shpejtë në sesionin e parë të provave të lira.
Piloti i Ferrarit përfundoi xhiron më të shpejtë për 1:18.128 minuta, duke lënë pas Kimi Antonellin e Mercedesit me 0.659 sekonda.
Vendin e tretë e zuri Frederik Vesti, gjithashtu me Mercedes, ndërsa Lewis Hamilton u rendit i katërti. Pesëshen e parë e plotësoi Ayumu Iwasa me Red Bullin e Max Verstappen.
Pas tyre u renditën Pierre Gasly, Fernando Alonso, Oscar Piastri, Oliver Bearman dhe Arvid Lindblad.Seanca e parë u karakterizua nga pjesëmarrja e disa pilotëve të rinj dhe rezervë, pasi dhjetë nga njëmbëdhjetë skuadrat u dhanë mundësinë atyre të ngasin makinat në vend të pilotëve titullarë.
Në sesionin e dytë, pilotët titullarë do të rikthehen në pistë për të vazhduar përgatitjet për garën në Meksikë.
Të rejat Lexo më shumë
Vendoset këndi i lojërave në Parkun e Varoshit, realizohet kërkesa e banorëve
Diomande zbulon idhullin e tij, kjo do t’ju pëlqej tifozëve të Real Madridit
Shqiptari në mesin e tre të arrestuarve në Greqi për shpërthimin në Athinë ku humbën jetën gjashtë persona